Ndërron jetë nga koronavirusi polici i eskortës së kryeministrit Conte

Ndërron jetë nga koronavirusi polici i eskortës së

Ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga koronavirusi një punonjës policie , pjesë e eskortës së kreyministrit italian Gisueppe Conte.

Pak ditë më parë zyra e shtypit e kryeminstrisë informoi se një nga truprojat e kreyministrit Italian kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe të gjitha ambientet e selisë së kryeminsitrisë ishin dezinfektuar. Gjithashtu të gjithë përfshi dhe vetë kreun e qeverisë i ishin nënshtruar testimit. Përgjigjet kishin nxjerrë rezultatin se Conte kishte qenw negativ ndaj COVID19.

Punonjësi i policisë Giorgio Gustamacchia 51 vjeç i martuar e me dy fëmijë ndërroi jetë sot nga komplikimi i kuadrit klinik të polmonitit të shkaktuar nga koronavirus.

"Sot humbëm zëvendës komisarin Giorhoo Gustamscchia, vetëm 5 1 vjec anëtar i shërbimit të mbrojtjes time. Në ditët e shkuara ishte shtruar për kurim në Romë i infektuar nga Covid 19" shkruan keyeministri italian Conte në rrjetet sociale.

"Për të gjithë ne që e kemi njohur, për të gjithë shërbimin e mbrojtjes, për të gjithë stafin e kryeministrisë është një moment dhimbje, vijon Conte. I jemi pranë Emanueles e fëmijeve si dhe familjes së tij. Ai do të mbetet një kujtim i paharruar për dedikimin në punë, për zemërgjerësinë dhe buzëqeshjet që na dhuronte me një fill të hollë ironie."

EMISIONET