Ndërron jetë mjeku i parë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për mjekun shqiptar Arifikmet Deari 64-vjeç nga Tetova.

Sipas një njoftimi që ka nxjerrë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mjeku ka qenë i shtruar në spitalin e Shkupit para 15 ditëve për probleme neurologjike, por që kishte rezultuar edhe pozitiv me koronavirus.

 “Mjeku Deari, i cili kishte vetëm edhe disa muaj deri në pension, është mjeku i parë që ka vdekur nga komplikimet e shkaktuara koronavirusi. Shpreh keqardhjen time të thellë për familjen e tij. I bëj thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të ruhet dhe mbrohen në vendet e tyre të punë bazuar në protokollet në fuqi, por edhe jashtë institucioneve shëndetësore. I bëjë thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë të tjetër”, thuhet në reagimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 341 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 7,046 të infektuar.

/Ora News.tv/