Vdekja e Hajdinit, reagon avokati: Kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Burgjeve dhe 302-it, nuk u trajtua si njeri

Vdekja e Hajdinit, reagon avokati: Kallëzim penal ndaj Drejtorisë

Ragip Hajdini, dhe i njohur me nofkën “Daja” dhe I arrestuar si një prej autorëve të grabitjes së  miliona eurove në Rinas, mesditën e 9 prillit 2019 ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës.

51 vjecari ishte shtruar në spital prej disa ditësh pasi ishte në gjëndje të rëndë.

Nga hetimet “Daja” rezultonte se ishte njeiru që ishte takuar me Admir Murataj e kishte bërë plan për grabitjen në aeroport, ku u rrëmbyen rreth 6 milionë euro

Admir Murataj mbeti I vrarë gjatë ndjekjes ndërsa gjatë hetimeve u arrestuan 6 bashkëpunëtorë. Së fundmi u arrestuan vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. 

Pas vdekjes së Hajdinit ka reagur dhe avokati i tij. Sipas avokatit, do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302. Rusi shprehet se institucioni i burgjeve nuk është kujdesur fare për shqetësimet e tij shëndetësore.

Avokati: ''Fatkeqësisht para dy orësh u njoftuam se në spitalin Universitar të Traumës në Laprakë ndërroi jetë. Ajo çka na indinjon se përpara se sa të jemi gazetarë apo prokurorë ne jemi njerëz dhe mua më duket se ka humbur sensi i të qenurit njeri. Nuk është trajtuar si njeri. Ne do përgatisim një kallëzim ndaj institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale të 302-it dhe ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.''

Te gjitha lajmet per grabitjen ne Rinas 


EMISIONET