I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, avokati Spartak Ngjela tha se ndërrimi i territoreve të Kosovës me Serbinë është një sëmundje e shqiptarëve.

Ngjela u shpreh se ish-diktarori Enver Hoxha i dha Kosovën Jugosllavisë në vitin 1945 për të mbajtur pushtetin.

Me situatën aktuale, Ngjela mendon që mund të ndodhë e njëjta gjë.

Spartak Ngjela: ''Është një interes i ngushtë nga i cili nuk dalin dot. A do kishte ndërrime territoresh? Është sëmundje e shqiptarëve. Në vitin 1945 për të mbajtur pushtetin që vinte nga Jugosllavia, Enver Hoxha dha veriun e Shqipërisë. Ishte këtej Kosova, as nuk e donin fare serbët. U ngritën se e panë që ishim të dobët edhe e morën. Ju dha veriun edhe e mbajtën pushtetin. Vijmë te këta. Është e njëjta sëmundje. Do të jap veriun që të mbaj pushtetin. Nëse e vërtetë. Elita kosovare thotë që është e vërtetë, ne nuk kemi fakte.''

/Ora News.tv/