Ndërmjet Merkelit e Tahirit kë zgjedh Rama? Pergjigjet Berisha

Ndërmjet Merkelit e Tahirit kë zgjedh Rama? Pergjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se kryeministri Rama zgjedh përpara kancelares gjermane, Merkel të zgjedhë ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri, pasi sipas Berishës, e varros atë.

Zheji: Midis Tahirit dhe Merkelit, kë do zgjidhte?

Berisha: Rama zgjedh Tahirin dhe jo Merkelin sepse Tahiri e varros Ramën.

Në të gjitha rastet, ka kërkuar Ina Rama një puçiste e pashoqe imuniteti, ne ia kemi hequr imunitetin. Pa asnjë fakt për Lulzim Bashën. Ka ardhur Ilir Meta me një video të kopjuar 28 herë dhe ka dorëzuar imunitetin. Kurse ky me një dosje të antimafies italiane, u vërsul ndaj prokurorëve i tërbuar sepse ishte dosja e tij shumë më e rëndë.

Ka një portal në Bruksel, Politico, çfarë i bërë Edi Ramës? Mori dhe renditi për ka rëndësia liderët evropianë. Në dritën e fundit të kavallit vendosi Edi Ramën. Ia bën këtë për t'i thënë se nuk je askushi. Marrim prapë Berlinin. Edi Rama bëri aktin më idiotest. Mendoi se do të thyente gjermanët duke sulmuar me një akt bandidest kryetarin e Komisionit për Evropën. Shumë i rëndësishëm. Nuk ka njerëz më seriozë se ata deputetë. Edi Ram po të kishte dëgjuar ata, sot merrte negociatat.

Edi Rama bëri të kundërtat e tyre. 


EMISIONET