Ndërkallje e "360gradë" - Zbulohet pacienti zero me koronavirus në Francë që në 27 dhjetor 2019

Ndërkallje e "360gradë" - Zbulohet pacienti zero me

Një peshkatar 43 vjecar nga Algjeria por që jeton në Francë, është zbuluar se është pacienti zero me koronavirus në Evropë dhe daton që në 27 dhjetor të vitit 2019. Dr.Cohen, shefi i urgjencës në spitalet Avicenne dhe Jean-Verdier të Francës, tregoi për mediat franceze, se janë testuar disa nga pacientët që u shtruan në spital me simptoma gripi në dhjetor dhe janar dhe një prej tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

Ky ishte Amirouche Hammar, i cili për vite me radhë dhe nuk kishte histori të fundit të udhëtimit. “Testet u bënë dy herë që të mos bënim ndonjë gabim dhe ai sërish doli pozitiv me Covid-19”, shprehet doktor Cohen. Duke folur për televizionin francez BFM-TV, peshkatari Hammar tha se kishte pasur dhimbje serioze në kraharor por mjekët nga ana tjetër kishin mbetur konfuzë nga simptomat e tij përpara se ta diagnostikonin me infeksion në mushkëri.

Mjeku që zbuloi rastin tha se gruaja e pacientit kishte punuar në një market peshku, ku kishte kolegë me origjinë nga Kina, por nuk ka pasur simptoma. Njëri nga fëmijët e tij ishte sëmurë gjithashtu me një pneumoni të pazakontë pak para se Hammar të sëmuret. Kur mjekët rishikuan analizat e vjetra të Hammarit, zbuluan se ishte pozitiv për koronavirusin.

Duket se nuk ka pasur ndonjë transmetim të mëtejshëm të virusit nga Hammar, i cili më vonë u shërua pasi u trajtua me antibiotikë. Ky rast I bërë publik, provon se virusi vdekjeprurës ka qarkulluar në Francë shumë javë përpara nga sa u raportua rasti i parë. Franca raportoi 3 rastet e para më 24 janar. Kina raportoi rastin e parë zyrtar me koronavirus tek OBSH-ja më 31 dhjetor, ndërsa besohej se nuk kishte arritur në Evropë deri në janar. Por ky supozim tashmë u hodh poshtë nga zyrtarët në Francë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkon shteteve që të hetojnë rastet e para të tyre, pas zbulimit të rëndësishëm që rezultoi në Francë. OBSH-ja e konsideron këtë zhvillim “jo surprizues” dhe u bën thirrje vendeve që të rishqyrtojnë rastet me pneumoni në fund të 2019-ës për të parë nëse ka edhe shembuj të tjerë si Franca. Zëdhënësi, Kristian Lindmajer tha se kjo sjell “krejtësisht një panoramë tjetër” dhe se ky zbulim na ndihmon të kuptojmë më mirë potencialin e qarkullimit të Covid-19.

EMISIONET