Ndahet nga jeta 'babai' i armëve bërthamore në Kinë

Një fizikan bërthamor, i njohur si një nga figurat kryesore të gjithë programit të armëve bërthamore në Kinë, është ndarë nga jeta.

Cheng Kaijia jetoi për jo më pak se një shekull dhe vdiq në moshën 100 vjeçare.

Njeriu, që ndihmoi Kinën të bëhej pronar i armëve më vdekjeprurëse dhe më shkatërrimtare në tokë, u nda nga jeta në mënyrë paqësore në Pekin të shtunën, tre muaj pasi festoi 100 vjetorin e lindjes.

Fizikanti është angazhuar në mënyrë aktive në kërkimin, zhvillimin dhe testimin e bombave të para bërthamore kineze në nivelet "teorike, teknologjike dhe metodologjike", sipas Fondacionit HLHL, një OJQ me qendër në Hong Kong që i jep shpërblime shkencëtarëve kinezë.

Ai në veçanti zgjidhi një nga problemet kryesore të zhvillimit të bombës bërthamore duke shpjeguar dhe krijuar një model teorik të mekanizmit të shpërthimit të brendshëm të bombës atomike.

Cheng gjithashtu llogariti temperaturën dhe presionin në një epiqendër të një shpërthimi bërthamor në vitin 1960.

Ai kreu këtë detyrë komplekse me dorë pa përdorur asnjë hardëare kompjuterik, që nuk ekzistonin në Kinë në atë periudhë.

Katër vjet më vonë, Kina testoi bombën e parë bërthamore.

Cheng mori pjesë në atë provë, si dhe në testet e bombës me hidrogjen të Kinës në vitin 1967.

Pekini i dha çmimin më të lartë të shkencës në Kinë në vitin 2014 dhe nderin më të lartë ushtarak në 2017.

EMISIONET