NBA merr vendimin e pritshëm, shtyn derbin për nder të Kobe Bryant

NBA merr vendimin e pritshëm, shtyn derbin për nder të Kobe

NBA ka vendosur që të shtyjë sfidën që ishte planifikuar për të luajtur mbrëmjen e sotme mes Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers .

Përmes një deklarate, Liga amerikane e basketbollit ka njoftuar se vendimi është marrë pas vdekjes së një prej legjendave të Lakers, Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë në një përplasje me helikopter të dielën e shkuar.

NBA ka sqaruar se derbi mes skuadrave të Los Angeles do të luhet në një datë tjetër, megjithëse nuk ka saktësuar se kur do të ndodhë.

Shansi dëshironte që në ndeshjen e fundit të luajtur nga Lakers, të Shtunën e kaluar kundër Philadelphia 76ers, ylli i ekipit, LeBron James kaloi Bryant si pikëshënuesi i tretë kryesor në historinë e NBA, vetëm pas një idhulli tjetër të Lakers, Kareem Abdul Jabbar dhe Karl Malone. Gjithashtu edhe statusi i fundit në Twitterin e Bryant ishte një urim për këtë arritje historike nga James.

Vetëm disa orë pas këtij kryqëzimi të mesazheve të respektit midis dy prej lojtarëve më të mirë në historinë e basketbollit, Bryant humbi jetën dhe James nuk mund të besonte atë që ndodhi.

Në një video të bërë publike të hënën, James shpërtheu në lot në momentin kur zbritën nga avioni. Kamerat kapën sesi LeBron që nuk mund të mbante dot lotët. Gjendja e tij, por veçanërisht e skuadrës së Lakers, kanë bërë që NBA të vendosë të shtyjë takimin me Clippers.

EMISIONET