Nazarko: Sherri i tanishëm është banal, Kushtetuta është kal beteje

Nazarko: Sherri i tanishëm është banal, Kushtetuta

Sipas analistit Shpëtim Nazarko u shpreh se Kushtetuta është kal beteje. Sipas tij, problemi që duhet të zgjidhet nga PD janë votat që LSI i mori asaj në vitin 2013.

Shpëtim Nazarko: Thelbi është, që në 2011 me të drejtë a pa të drejtë doktori i fali disa qytete LSI. Në 2013 LSI i mori dhe ato vota PD-së. Në vitin 2017, Basha ishte me një minus treqindmishe nga mbrapa. Dhe thelbi ishte LSI-ja. Sherri që është projektuar tani, dhe që mbart nga mbrapa një gjë të madhe që është Kushtetuta, që është një kal beteje. 

Ky është një sherr që kërkon të zgjidh problemin me LSI sepse i fali 200 mijë vota. Këta kanë sherr me njëri-tjetrin. LSI e futur brenda PD-së krijoi qeverinë e 2009, ia fali Saliu disa qytete. Ne jemi këtë në një sherr politik banal deri në infinit.  


EMISIONET