NASA thyen rekord, realizon fotografinë më të largët nga Toka

NASA thyen rekord, realizon fotografinë më të largët nga

Anija kozmike e NASA-s, New Horizons po bën përsëri historinë. New Horizons fluturoi nga Plutoni më 14 korrik 2015 dhe u kthye me fotografitë mahnitëse.

Tani po ecën në më shumë se 1.1 milion km çdo ditë duke u zhvendosur shumë larg sistemit tonë diellor.

Më 5 dhjetor 2017 theu rekordin e vendosur nga Voyager 1 në vitin 1990.

Në një deklaratë NASA tha se New Horizons ka kapur një fotografi të një grupi yjesh të njohur si "Wishing Well" kur anija ishte rreth 6.12 miliardë km nga Toka.

Por anija ka thyer rekordin e vet duke realizuar fotografi të shkëmbinjve të hapësirës në Rripin Kuiper, një rajon në formë disku përtej Neptunit që mund të jetë shtëpia e qindra mijëra botëve të akullta dhe e mbi trilion kometave, sipas një deklarate të NASA-s.

Fotografia e realizuar nga Voyager 1 ishte 6.06 miliardë kilometra larg Tokës.

EMISIONET