NASA: Ja çfarë ndodh kur bashkohen dy vrima të zeza

NASA: Ja çfarë ndodh kur bashkohen dy vrima të zeza

Vrima e zezë është një fenomen qiellor gjigant, i cili krijon një fushë gravitacionale aq intensive, saqë prej saj nuk mund të shpëtojë lënda apo drita.

Por çfarë ndodh kur dy prej këtyre mostrave të errëta takohem me njëra-tjetrën?

Dhe NASA ka publikuar një video të stimuluar që tregon momentin kur dy vrima të zeza bashkohen.

Veprimi do ndodhte në 1/3 e sekondës, nëse shihet në kohën reale por është ngadalësuar në video kështu që ne mund të shohim se çfarë ndodh.

Astronomët e kanë parë fenomenin e parë më 2015, kur dy vrima të zeza që supozohej se ndodheshin afër galaktikës së Tokës, ishin bërë bashkë në një vrimë të vetme.

“Graviteti ekstrem që ndodhet brenda këtyre rrathëve, bën që të tërhiqen aq shumë sa që të bëhen bashkë” thuhet e raportin e NASA-s.

Javën e kaluar, shkencëtarët kanë arritur ta fotografojnë për herë të parë nga një afërsi shumë e madhe, një vrimë të zezë.

EMISIONET