Narkotrafikanti shqiptar i kërkuar në të gjithë Evropën, arrestohet në Itali

Narkotrafikanti shqiptar i kërkuar në të gjithë

Një 21 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Siena, pasi rezulton i shpallur në kërkim nga policia gjermane. I riu me iniciale K.T, konsiderohet si trafikant droge.

Pak ditë më parë, autoritetet gjermane lëshuan një urdhër-arrest evropian kundër tij, sepse konsiderohet përgjegjës për trafikimin e më shumë se 200 kg marihuanë në qytetin e Shtutgardit, në tre episode të ndryshme. Trafikun, i riu shqiptar e ka kryer me bashkatdhetarë të tjerë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se i riu K.T, ishte pjesë e një organizate me shqiptarë, të përkushtuar për trafikun e drogës në drejtim të Gjermanisë me anë të makinave të modifikuara.

Pas arrestimit të tij ai u transferua në burg në Firence, në dispozicion të Gjykatës së Apelit për të kryer procedurat përkatëse të ekstradimit në drejtim të Gjermaninë. Ai rrezikon dënim deri në 15 vite burg.

/S.Ll/

EMISIONET