Video/ Napoli shpërdoron ndaj Chievos, Empoli i merr 3 pikët Atalantës

Video/ Napoli shpërdoron ndaj Chievos, Empoli i merr 3 pikët

Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Chievos, duke lëshuar pe në luftën për titull. Napoletanët dominuan totalisht ndaj skuadrës së fundit të klasifikimit, por goli ishte ai i cili mungoi në këtë takim.

Një hap fals që komplikon objektivin titull të të besuarve të Carlo Ancelottit, pasi numërojnë 8 pikë më pak se Juventusit i vendit të parë. Gjithsesi, me këtë pikë, Napoli mban vendin e dytë me 29 pikë, një më shumë se Inter i vendit të tretë. Në barazim 0-0 u mbyll dhe takimi i "Dall'Ara" me Bolognan e Fiorentinën që ndanë një pikë me tyre.

Spektakolar ka rezultuar takimi i "Carlo Castellacit" me Empolin dhe Atalantën që dhuruan gjithçka, por pikët e plota shkuan për vendasit. Freuler dhe Hoteboer kaluan në avantazh të dyfishtë bergamaskët, ndërkohë që Caputo u tregua i pasaktë nga 11 metra larg, duke shpërdoruar rastin për barazim. Megjithatë, goli i La Gumina, autogoli i Masiello dhe rrjeta e Silvestre përmbysën gjithçka në favor të Empolit.

Me këtë fitore Empoli del përkohësisht nga zona e ftohtë, pasi numëron 12 pikë kundrejt 11-të që ka Bologna e një vendi më poshtë.






EMISIONET