Napoli përmbys me "poker" Lacion dhe ngjitet sërisht në krye

Napoli përmbys me "poker" Lacion dhe ngjitet sërisht në

Napoli nuk i ndahet Juventusit. Napoletanët mundën me përmbysje Lacio-n, 4 me 1. Starti i takimit ishte i mirë për vendasit, por ishin miqtë ata që gjetën rrugën e rrjetës me anë të qendërmbrojtësit Stefan de Vrij.

Hollandezi i shërbyer nga Immobile devijoi mjaftueshëm për të mposhtur Reina. Pësimi i golit zgjoi të besuarit e Sarrit që u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit, i cili erdhi në minutën e 43-të nga Jose Callejon.

Fraksioni i dytë ishte katastrofal për Lacio-n, që u gjend në disavantazh të dy golave brënda 2 minutash. Fillimisht ishte Wallace që gaboi shenjestër, ndërsa Zielinski dërgoj shifrat në 3 me 1. Dries Mertens në minutën e 73 i vendosi kapak takimit. Pas kësaj fitoreje Napoli ngjitet sërisht në krye të Seria A, dy pikë lart Juventusit.

EMISIONET