Naftëtari ndërhyn kur flet Rama: Jemi pa bukë, kryeministri ia kthen: Mos bëj si Flamur Noka

Naftëtari ndërhyn kur flet Rama: Jemi pa bukë,  kryeministri ia

Paraditen e sotme pati një videokoferencë mes naftëtarëve dhe kryeministrit lidhur me situatën e naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit pas mbylljes së ARMO-s, 

Në një moment Rama u tha naftëtarëve se nuk kishin pse të bënin në këmbë rrugën nga Fieri drejt Tiranës sepse ata shkonin aty. 

Kur një naftëtar nga mesi i kolegëve të tyre i tha se nuk kishin bukë për të ngrënë, Rama i kujtoi Flamur Nokën.

Edi Rama: Nuk është një bisedë që po e bëjmë në kushtet kur ju jeni në një gjëndje dëshpërimi edhe merrni dhe rrugën në këmbë nga Fieri. Se për çfarë e merrni rrugën në këmbë nga Fier në Tiranë kur na keni në dispozicion

Naftëtari: Jemi pa punë e pa bukë ore!

Rama: Unë nuk ju ndaloj, jeni të lirë

Naftëtari: Jemi pa bukë

Rama: Të lutem mos më bëj Flamur Nokën, këtu se krijohet problem.

 ARMO, Rama përballë naftëtarëve: U garanton statusin, por s'jep datë për rihapjen e rafinerisë

EMISIONET