Naftëtari grevist: Nuk e kemi ndërprerë grevën, kërkojmë të vazhdojmë punën

Naftëtari grevist: Nuk e kemi ndërprerë grevën,

Në një lidhje telefonike në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët e Ballshit janë akoma në grevë.

Ai u shpreh se jeta e 900 naftëtarëve është e lidhur me jetën e qytetit.

Naftëtari: Ne jemi në grevë, nuk e kemi ndërprerë grevën, greva ka qenë simbolike për të treguar që 900 naftëtarët janë në grevë. Jeta e 900 naftëtarëve është e lidhur me jetën e qytetit. Kërkesat janë ekonomike, nuk janë politike. Këtu vitet e fundit janë ndërruar 6 kompani qiramarrëse, nuk është në tagrin tonë që të vendosim se cilën kompani do operojë.


EMISIONET