"Na lanë të digjemi si minj", kështu e përshkruan situatën nga zjarri një banore e Matit në Athinë. 

Në një intervistë për televizionin grek Skai ajo bën përgjegjës autoritetet kompetente të cilat nuk u gjendën pranë dhe nuk kishin një plan për shpëtimin e banorëve.

"Koordinim i vetëm ishte patrulla e ushtrisë. Nuk kishte asnjë plan, na izoluan. Për më shumë se 7 orë nuk kam parë fëmijët e mij. Ne ishim në det dhe po mbyteshim. Na lanë të digjeshim si minj"

/Ora News.tv/