Myftaraj: Rama i plotfuqishëm trembet nga prokurori i shkarkuar, dërgoi mesazh mafioz

Myftaraj: Rama i plotfuqishëm trembet nga prokurori i shkarkuar,

Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se kryeministri Edi Rama trembet nga një prokuror i shkarkuar.

Myftaraj: Në këtë moment Hajdarmataj u faktarizua artificialisht, çështje e tij u zhgjidh. Investimi që bën Kryeministri të dalë dhe të flasë në atë mënyrë dhe zgjodhi të dalë në ring për një prokuror të shkarkuar. Hajdarmataj mund të arrestohet. Nëse ai ka bërë  mbylljen e një dosje të kokainës, siç tha kryeministri në kuvend sot atëherë ai mund të arrestohet. Këtu vazhdohet të luhet me kode mafioze.

 Ai kishte pikërisht këtë hall se mos Hajdarmataj mos niste ndonjë arrestim dhe prishte punë. I tha nga ekrani Tahirajt, shiko e kërcënova atë. Këtu vazhdon luhet me mesazhe mafioze, me kode. Kryeministri doli dhe sulmoi një prokuror të shkarkuar, e kërcënoi dhe këtu ka enigma të mëdha. Çfarë frike ka kryeministri nga një prokuror i shkarkuar. Kryeministri i plotfuqishëm i vendit trembet nga një prokuror i shkarkuar.

Çollaku: Trembet nga Xibraka.

Myftaraj: Trembet nga ajo që di.


EMISIONET