I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, Kastriot Myftaraj i përmendi inxhinierit Arben Meçe dy pseudonime, që sipas tij i ka pasur inxhinieri.

Ndërsa inxhinieri Meçe u përgjigj  se ai është paraqitur në dy komisione dhe ka marrë pastërtinë e figurës së tij.

Myftaraj: Pas zgjedhjeve të ’97-tës doli një lëvizje për reformimin e PD-së dhe nga ata që dolën njëri e ka pasur pseudonimin "sqepari" tjetri "trëndafili". Tani të na thotë kush është? Tani merren këta njerëz dhe thonë dilni na mbroni.

Meçe: Unë jam paraqitur në dy komisione në vërtetimin e pastërtisë. Unë kam pasur një meritë që kam bërë lëvizjen reformuese që në vitin ’97 për reformimin e PD-së. Kam dy pastërti figurash.


/Ora News.tv/