Myftaraj akuza Jazexhiut: Je mysliman që pi raki

Myftaraj akuza Jazexhiut: Je mysliman që pi raki

Gazetari Olsi Jazexhi gjatë një diskutimi për situatën mes ShBA-së dhe Iranit në emisionin 360 Gradë në RTV Ora pati një debat me analistin Kastriot Myftaraj.

Qëndrimi i Jazexhiut se Shqipëria gaboi me strehimin e muxhahedinëve  nuk i konvenoi Myftarajt i cili ju drejtua si mysliman që pi raki.

Jazexhiu: Këta politikanët tanë mendjelehtë i futën Shqipërisë një bela, e cila Allahu na ruajt, bëhet luftë totale mes ShBA-së dhe Iranit…

Myftaraj: Të jetë për Allahun, është me Khamenein.

Jazexhiu: Është edhe me mua Allahu se edhe unë jam mysliman. Në rast lufte totale ndërmjet…

Myftaraj: Mysliman që pi raki.

Jazexhiu: Çfarë the?

Myftaraj: Mysliman që pi raki.

Jazexhiu: Unë nuk pi, nuk ha as mish derri. Bismilah! Dhe në rast lufte totale mes ShBA-së dhe Iranit, qytete si Durrësi dhe Tirana mund të jenë shënjestra të raketave iraniane.

Për të ndjekur debatin e plotë shikoni videon


EMISIONET