Mustafi mbush kupën, Arsenali e dëbon?

Mustafi mbush kupën, Arsenali e dëbon?

Arsenali nuk po kalon një sezon të mirë dhe fajtori për këtë gjendje të keqe të “topçinjve” duket se është një shqiptar.

Shkodran Mustafi duket se nuk ka bindur trajnerin Unai Emery dhe drejtuesit e kanë futur në listën e lojtarëve që nuk do jenë më pjesë e skuadrës.

Besohet se ish-mbrojtësi i Valencias pritet të nxirret në shitje gjatë merkatos së verës, madje duke ulur ndjeshëm edhe çmimin e kartonit të tij.  26 vjeçari u transferuar në “Emirates Stadium” nga Valencia për shifrën e 40 milionë eurove.

Në të kaluarën Mustafi është aktivizuar me skuadrën e Sampdorias, ndërkohë që për dy vite ngrohu stolin e Evertonit.

EMISIONET