Murati: Se kuptoj çfarë bën akoma në detyrë Lindita Nikolla. Abilekaj: Dha dorëheqjen!

Murati: Se kuptoj çfarë bën akoma në detyrë Lindita

Analisti Erl Murati i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se nuk e kuptonte se si mund të qëndronte në detyrë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kur në Itali ministri i Transporteve dha dorëheqjen për një urë të ndërtuar 50 vite më parë. Analisti Enton Abilekaj tha se Nikolla e dha dorëheqjen por nuk ia pranoi kryeministri Rama.

Pjesë nga debati: 

Murati: Po të ishim në një vend ku politika do të reagonte normalisht, ministrja e Arsimit nuk do të ishte aty. Në një vend të BE-së, ministrja e Arsimit ka 10 mijë studentë pranë zyrës së saj, atëherë ajo duhet të japë dorëheqjen. Në Itali ka rënë një urë e ndërtuar para 50 vitesh dhe ka dhënë dorëheqjen. Edhe sikur të jetë faji i studentëve, fakti që e ke mësimdhënien të paralizuar, ministrja merr përgjegjësinë morale dhe largohet. Nuk e kuptoj çfarë bën akoma në detyra ministrja e Arsimit.  

Abilekaj: Dha dorëheqjen. Të themi të drejtën. Ia paraqiti Ramës. Nuk është në tipin e Nikollës të bëjë dorëheqje të parevokueshme. Është e katapultuar nga Rama aty. 


EMISIONET