Mungesa në turneun e Dua Lipës, reperi i njohur në gjendje të rënduar shëndetësore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka filluar turneun e saj në Britani dhe Irlandë, ku reperi Vic Mensa ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.

Në një postim në rrjete sociale, ai shkruajti: “Dua të kërkoj falje të sinqerta për të gjithë fansat në Britani. Unë theva këmbën para pak javësh dhe jam përpjekur që ta mjekoj për të performuar në turneun e Dua Lipës, por e kam lënduar akoma më tepër. Kam shumë dashuri për Anglinë dhe mezi pres që t’ju takoj. Faleminderit që më ftove Dua, shpresoj të kesh një turne të mahnitshëm.”

Nuk kanë munguar reagimet e yllit të hitit ‘New Rules’, e cila tregoi mirëkuptim për rastin dhe i uroi shërim të shpejtë.

EMISIONET