Mungesa e titullit, Hamsik "divorcohet" me Napolin dhe zgjedh skuadrën e re

Mungesa e titullit, Hamsik "divorcohet" me Napolin dhe zgjedh

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik gjithnjë e më larg "San Paolo-s".

Vendimi u zbulua sot nga babai i mesfushorit sllovak, ku deklaroi se djali i tij po shqyrton oferta nga Lindja e Largët dhe sipas të gjitha gjasave "divorci" me Napoli-n është thjeshtë çështje ditësh.

"Ne besuam deri në fund se mund ta fitonin titullin kampion.Jam i zhgënjyer që humbëm. Më vjen keq, sepse tifozët tanë të mëdhenj e meritojnë këtë triumf dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre të madhe.

 "Kam kaluar gjithë këtë kohë këtu, duke dhënë gjithë forcën time. Ndoshta tani është koha kur rrugët tona do të ndryshojnë, do të doja të provoja diçka të re."-tha mesfushori për mediat italiane.

Duke iu referuar mediave italiane, e ardhmja e Hamsik është i lidhur ngushtë me ekipe të SuperLigës kineze, që nga dita në ditë po tërheqin yje të futbollit botëror.

EMISIONET