Mundo Deportivo: UEFA me dy standarte, Jashanica u dënua me dy vjet, Ramos jo

Mundo Deportivo: UEFA me dy standarte, Jashanica u dënua me dy vjet, Ramos

Të vegjlit gjithmonë e pësojnë, duket sikur ligjet janë bërë vetëm për të dobëtit. UEFA trembet me të madhe se të gjithë janë të barabartë përpara organizmave të saj ndërsa ka si slogan "Thuaj jo racizmit", por faktet tregojnë të kundërtën.

Lajmi se Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv me doping, po bën xhiron e botës, por për qeverinë e futbollit evropian nuk ka vend për shqetësim. Madje ndaj kapitenit të Spanjës nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese, por është mundur të fshihet.

E kundërta ndodhi një vit më parë me mbrojtësin e Skënderbeut, Bajram Jashanica, i cili prej një viti është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe të Europa League, një vit më parë rezultoi se kishte marrë një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave të ndaluara të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut.

Në këtë mënyrë 27-vjeçarin është pezulluar nga aktiviteti për dy vjet nga UEFA, por diçka e tillë nuk po ndodh me Ramos, dhe kjo prej emrit të tij të mëdha. Gazeta "Mundo Deportivo" në Spanjë sjell në vëmendje rastin e Jashanicës, ndërsa shkruan se edhe kapiteni i Los Blancos duhet të dënohet me të njëjtën mas.  Ramos rezultoi pozitiv në testin anti-doping në kontrollin që iu bë pas finales së Champions League me Juventusin në vitin 2017, por asnjë vendim nuk u mor ndaj tij. 

Në rastin e spanjollit, UEFA vendosi të paraqesë rastin duke dhënë vlefshmërinë e deklaratave të lojtarit i cili tha se kishte marrë deksemetazon me recetë të mjekëve të Real Madridit që pretendonin se kishin gabuar duke mos informuar UEFA për medikamentet që ata i dhanë. Por UEFA nuk mori parasysh deklaratën e Jashanicës dhe mjekëve të Skënderbeut. Sanksionet për kosovarin do të përfundojnë në shkurt 2020, përveç nëse ai është i suksesshëm në apelimin e sanksionit të tij në CAS.

EMISIONET