Multimiliarderi Elon Musk premton prodhimin respiratorëve për COVID-19

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk premtoi se do të fillojë prodhimin e pajisjeve respirative për të luftuar kundër koronavirusit të ri.

Kjo ide erdhi në një postim në Tëitter kur një komentues i sugjeroi Musk që të përqëndrohet në prodhimin e këtyre pajisjeve.

Sipas medieve amerikane, ShBA nuk ka majftueshëm pajisje për t’i bërë ballë të gjithë fluksit të të prekurve me COVID-19.

Shoqata e Mjekësisë Kujdesit Kritik vlerëson se 960,000 njerëz mund të kenë nevojë të futen në ventilatorë, dhe SH.B.A. ka vetëm rreth 200,000 prej tyre.

Musk sqaroi më vonë se bërja e këtyre ventilatorëve në fabrikat Tesla është e mundur, por mund të kërkojë kohë.

 "Tesla bën makina me sisteme të sofistikuara hvac. SpaceX bën anijen me sistemet e mbështetjes së jetës. Ventilatorët nuk janë të vështirë, por nuk mund të prodhohen menjëherë", shkruan Musk.

Biseda ka të bëjë me mbylljen e pjesshme të fabrikës Fresont të Tesla për shkak të urdhrave për strehim në vendin në rrethin Alameda, California, ku ndodhet fabrika.

Pas bisedimeve me Zyrën e Sherifit, Tesla u lejua të operojë me një të katërtën e forcës së saj të punës, dhe nën supozimin se asnjë automjet nuk do të prodhohet në fabrikë.

EMISIONET