Muaji i Ramazanit i izoluar për mbi 2 milion besimtarët myslimanë në Itali

Muaji i Ramazanit i izoluar për mbi 2 milion besimtarët myslimanë

Në Itali jetojnë mbi 2 milionë besimtarë myslimanë. Rreth 213 mijë prej tyre janë besimtarë myslimanë shqiptarë dhe janë komuniteti i dytë në numër pas atyre marokenë që llogariten të jenë rreth 408 mijë.

Xhamitë bosh, jo iftar kolektiv deri në fund të argjërimit dhe jo lutje e falje live në web apo në rrjetet sociale, janë disa nga rregullat e nuajit të Ramazanit për vitin 2020 për mbi 2.6 mlionë besimtarë myslimanë në Itali.

Sot ka nisur sot dhe për myslimanët e Italisë muaji i shenjtë i Ramazanit në kushte të jashtëzakonshme dhe rregullat drastike të regjmit të izolimit që kërkon mbi të gjitha distancimin social.

Xhamia e Madhe në Romë e Qëndra Islamike Italiane me një komunikim nga Sekretari i Përgjithshëm Abdellah Redouane këshillon besimtarët myslimanë në Itali që në kushtet e situatës aktuale të vazhdojnë të respektojnë dhe gjatë këtij muaji të shenjtë masat e vendosura nga qeveria italiane kundër Covid 19 duke evituar grumbullimet për faljet e ditës.

Të njëjta këshilla vijnë dhe nga Imami i komunitetit mysliman të Napoliti, Amar Abdallah. "Gjatë muajit të Ramazanit jemi mësuar të mblidhemi në Xhami, të shtrojmë iftare kolektive duke arritur deri në 1 mijë persona, por këtë vit nuk do jetë kështu dhe do të respektojmë ligjet italiane", thotë ai.

"Siç ndodh në Mekë e në Medina, lutjet e faljet nuk do të mbahen në web", thotë imami i Xhamisë së Napolit. përmes internetit mund të mbahen vetëm konferenca e leksione të fesë, por jo 5 faljet e ditës".

Edhe në Milano, ndër qytetet më të goditura nga pandemia e Covid-19, xhamia qëndrore  është mbyllur që prej datës 28 shkurt. "Do jetë një Ramazan i izoluar, thotë për mediat Imami i Xhamisë Al Ëahid të Milanos, Yahya Pallavicini, por jemi të përgjegjshëm. Muaji i shenjtë i Ramazanit fton për transparencë dhe për purifikim."

Mbi përshtatjet në një mënyrë të re falje në streaming e on line, ai thotë se "ka pasur disa kërkesa nga besimtarët, që lutjet të transmetohen live ashtu si dhe lutjet e Papa Franceskut, por ne të komunitetit islamik të Milanos nuk do të bëjmë një gjë të tillë. Personalisht, thotë ai shpërndaj çdo javë lutje në email për përgjegjësit  rajonalë që mund t'i ndajnë me besimtarët e territorit të tyre". "Një gjë rituale nuk mund të zëvendësohet nga diçka virtuale."

Por një zë ndryshe është Imami i xhamisë së Firences i cili ka vendosur që çdo të premte falja të transmetohet live në Facebook. Imami Izxedin Elzir thotë se gjatë këtij muaji do të transmetohen live leksione e reflektime kolektive dhe gjatë ditës së premte lutja do të bashkojë të gjithë besimtarët pranë familjeve të tyre.

"I kemi kërkuar besimtarëve të krijojnë në një qoshe të shtëpisë, xhaminë e tyre", thotë ai.

Në Itali jetojnë mbi 2 milionë besimtarë myslimanë. Rreth 213 mijë prej tyre janë besimtarë msylimanë shqiptarë  e janë komuniteti i dytë në numër pas aytre marokenë që llogariten të jenë rreth 408 mijë.

Rajonet italiane me përqindjen më të lartë të pranisë së emigrantëve të besimit myslimanë, janë rajonet e Lombardisë, Emilia Romanja, Piemonte, Sicili, Marke, Umbria etj.

EMISIONET