Muaji i Ramazanit, krerët e politikës urojnë besimtarët myslimanë

Muaji i Ramazanit, krerët e politikës urojnë besimtarët

Krerët e politikës shqiptare kanë uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit që fillon ditën e nesërme.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook, shprehet se gjatë këtij muaji, sakrificës së agjërimit i shtohet edhe pamundësia për tu falur në xhamitë e mbyllura për shkak të pandemisë. Kreu i opozitës shpreson se sakrifica e agjëruesve gjatë këtij muaji shërbeftë për lehtësimin e dhimbjeve dhe sprovave me të cilat po përballen shqiptarët!

Një urim ka ardhur edhe nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

''Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë e distancimit fizik, uroj të mundësojë ky muaj i shenjtë më shumë lidhje shpirtërore me njëri-tjetrin, pasi ajo që kemi më së shumti nevojë dhe ajo që nuk mund të karantinohet kurrë është dashuria,'' shprehet Kryemadhi në Facebook.

Urim për besimtarët pati edhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook.

“Ky muaj na kujton se përpjekja për ngritjen morale është e pandarë nga përpjekja për një shoqëri solidaret'',  shprehet Cakaj.

Edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri uroi besimtarët myslimanë.

''Le të vijë muaji i Ramazanit me gëzim, ta përjetojmë me përulësi dhe të dalim prej tij me dhembshuri më të madhe për njëri-tjetrin'', shkruan Yuri Kim në Twitter.





 
 

EMISIONET