Mozzik i thotë lamtumirë, Loredana feston natën e të dashuruarëve me reperin e njohur gjerman

Mozzik i thotë lamtumirë, Loredana feston natën e të

Ndarja e Mozzik nga Loredana ka qenë në qwndwr të vëmendjes nga të gjithë kohët e fundit. Ditën e Shën Valentinit, Mozzik publikoi këngën e tij më të fundit “Lamtumirë” në gjuhën gjermane, ku mendohet se ia ka kushtuar Loredanës.

Ndërkohë që Mozzik i kushton këngë Loredanës dhe ia jep lamtumirën përmes muzikës, Loredana shihet në krahët e reperit gjerman Zuna.

Kohët e fundit thuhet se Loredana ka nisur një lidhje dashurie me Zunën, por ende nuk e kanë bërë publike.

Mbrëmjen e kaluar është rihapur një lokal nate në Gjermani i cili kishte si temë “Lovers night” (Nata e të dashuruarëve).

Loredana ishte e ftuar për të performuar dhe më pas ka qëndruar në zonën VIP të clubit.

“Prive.al” ka zbuluar se reperja ishte e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga partneri i saj i ri, Zuna.

Ata shihen në një foto shumë pranë njëri-tjetrit duke shijuar mbrëmjen.

Madje reperi gjerman ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku e tregon vendodhjen e tij, e cila përkon me atë të Loredanës.

EMISIONET