Mourinho premton: Manchester United kualifikohet në Champions

Mourinho premton: Manchester United kualifikohet në Champions

Pavarësisht rezultateve negative në javët e fundit, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i bindur se skuadra e tij do të përfundojë në zonën Champions në fund të sezonit.

"Po, unë mendoj se mundemi. Çfarë ma jep këtë besim? Kjo më jep besimin se ne do të bëjmë më shumë pikë në pjesën e dytë të sezonit sesa në pjesën e parë. E di që kemi humbur disa ndeshje të tjera, por kemi luajtur me Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, ndoshta tre skuadrat më të mira përveç Tottenhamit. Por ne luajmë me ta. Mendoj se kemi më shumë mundësi për të fituar më shumë pikë në pjesën e dytë të sezonit sesa në pjesën e parë ".-ishin fjalët e portugezit në konferencën për shtyp pas humbjes 3-1 kundër Liverpool.

EMISIONET