Mourinho "përjashton" Pogba-në, United gjen zëvendësuesin

Mourinho "përjashton" Pogba-në, United gjen

Largimi i Paul Pogba nga Manchester United është thjeshtë çështje kohe, me kampionin e botës që ka prishur thuajse çdo marrëdhënie me teknikun e "djajve", Jose Mourinho.

Një situatë që po nuhatet së tepërmi nga gjigandët europian, me Barcelonën e Juventusin që kanë nisur kontaktet me agjentët e mesfushorit. Vullneti i Pogba duket se është ai i një rikthimi me fanellën bardhezi, aty ku u bë i njohur. Por kush do të jetë zëvendësuesi i Pogba te United?

Mourinho ka bërë prej kohësh listën me pasuesin e tij, ku nuk mungojnë surprizat. Një emër mjaft i lakuar është ai i Fred, me mesfushorin brazilian që erdhi në "Old Trafford" në merkaton e verës, por me Pogba në skuadër, paraqitjet e tij ishin me pikatore. Pra, nëse francezi largohet nga United, pasuesi do të jetë "në shtëpi", çka do të sillte frymëmarrje dhe për ish-mesfushorin e Shakhtar.

Lista e shkurtër e Jose përbëhet nga emra mjaft interesant, me Sergei Milinkovis-Savic që mbetet dhe një dashuri e vjetër për të. Serbi besohet se po kalon momentet e fundit te Lazio, e cila nuk është gati të hedh dorë nga shërbimet e tij, për një shifër më të ulët se 120 milion euro. Marko Verratti është një tjetër alternativë e United, me mesfushorin italian të PSG-së që është lodhur në kryeqytetin francez, dhe është gati të synojë titullin e Champions League me Manchester-in e Mourinhos.

Ndërkohë, lista e shkurtër mbyllet me një tjetër emër nga Seria A. Miralem Pjanic shihet si benjamini i munguar i mesfushës së Manchester-it dhe Jose beson se te boshnjaku do të gjej pasuesin e Pogba dhe një emër që të kujton emra të famshëm në "Old Trafford", si Paul Scholes dhe Ryan Giggs.



EMISIONET