Mourinho në pikëpyetje, United hedh sytë nga tekniku francez

Mourinho në pikëpyetje, United hedh sytë nga tekniku francez

Do ta jetë Zinedine Zidanen trajneri i Manchester United nëse Jose Mourinho largohet nga klubi. Sipas asaj që raporton "The Sun" pas largimit nga Real Madridi, ai pritej të bëhej trajneri i ri i Kombëtares së Francës. Por, pasi që Didier Deschamps arriti të fitojë titullin e Kupës së Botës, një gjë e tillë nuk duket se do të ndodhë.

Ndërsa, Mourinho nuk e ka vendin e sigurt tek Manchester United, pasi që në disa konferenca për shtyp ai ka kritikuar bordin drejtues të klubit. Por, përveç mundësisë së shkarkimit, portugezi mund të vendosë të japë edhe vetë dorëheqjen nëse vazhdon të jetë i pakënaqur me punën e drejtuesve të tij.

Nëse ai largohet, atëherë personi i parë që do të kontaktohet nga Manchester Unitedi është pikërisht francezi Zinedine Zidane, i cili i ka dëshmuar aftësitë e tij si trajner në Real Madrid. Francezi fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve gjatë tre viteve që menaxhoi Realin e Madridit. Ai dha dorëheqje nga pozita e trajnerit te klubit madrilen këtë verë duke u zëvendësuar nga Julen Lopetegui.

EMISIONET