Mourinho e do yllin spanjoll të Arsenalit në "Old Trafford"

Mourinho e do yllin spanjoll të Arsenalit në "Old Trafford"

Manchester United po konsideron të transferojë yllin e Arsenalit, Hector Bellerin, sipas Metro.

Mbrojtësi spanjoll nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare në tetor 2016, por verën e kaluar u përfol për një rikthim të mundshëm në ekipin e Barcelonës.

Spanjolli duket se është i vendosur të zhvendoset nga Gunners në fund të këtij sezoni, pasi ka vërejtur përmirësimin e Alex Oxlade-Chamberlain që nga largimi i tij nga Arsenali.

Sipas raportimeve, mendohet se Arsenali është zbutur në idenë ë tij për të mbajtur yllin spanjoll dhe ekipi është i gatshëm të marrë në konsideratë oferta të cilat i afrohen shifrës së 50 milion eurove.

Manchester Evening Neës raporton se United tashmë ka kontaktuar me Bellerin dhe kanë kërkuar të jenë në dijeni nëse ka zhvillime në bisedime.

Antonio Valencia e ka mbuluar mirë pozicionin e tij si mbrojtës, por ekuadoriani bën 33 vjeç në gusht dhe Matteo Darmian nuk preferohet nga trajneri Mourinho.

EMISIONET