Mourinho dëgjon ofertat, mes tyre një rikthim i bujshëm

Mourinho dëgjon ofertat, mes tyre një rikthim i bujshëm

Rui Vitoria nuk do të jetë më trajner i Benfikës, me klubin portugez që e ka shkarkuar teknikun 48 vjeçar për shkak të rezultateve të dobëta.

Një zhvillim që ka ngjallur zërat e një afrimi të Jose Mourinhos te "Shqiponjat e Lisbonës", që duan medoemos të ringrihen. Pavarësisht se Special One ishte lakuar për të marrë drejtimin e Portos, hipoteza që e dërgon te Benfika mund ta intrigojë Mourinhon, i cili kërkon të kthehet aty ku e nisi karrierën si trajner, pikërisht në "Estadio da Luz".

Atë kohë, Mourinho mori drejtimin e 32 herë kampiones së Portugalisë në shtatorin e vitit 2000 dhe e drejtoi atë deri në dhjetor, ku fitoi 6 nga 12 ndeshjet e para,  ndërsa dha dorëheqjen për probleme të rimbursimit të pagës.

E si për ironi të fatit, edhe këtë herë Benfika ka probleme me financat dhe sipas zërave që e dërgojnë Mourinhon në Lisbonë, tekniku pritet të firmos vetëm për pjesën e mbetur të sezonit, pasi paga që ai kërkon është e shumë e kripur për arkat e klubit.

EMISIONET