Motori përplaset me makinën e policisë në aksin Elbasan-Librazhd, drejtuesi vdes në spital

Motori përplaset me makinën e policisë në aksin

Drejtuesi i një motori mbeti i vdekur pasi në aksin Elbasan-Librazhd ndërsa u përplas me një makinë policia. Aksidenti ka ndodhur në Labinot.

Dyshohet se drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë dhe është përplasur me makinën.

"Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M.,  65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërroi jetë në Spital." - njofton policia. 

Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, po nuk mundi të mbijetonte.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

EMISIONET