Policët e qytetit të Girona në Spanjë u ndalën para një spitali lokal dhe duartrokitën njëkohësisht të gjithë për stafin e mjekëve dhe infermierëve.

Kjo për t’i falenderuar ata për punën e madhe që po bëjnë, ndërkohë që numri i të infektuarëve sa vjen dhe po rritet më shumë. Vetëm në fund të ditës së djeshme u konfirmuan 85.000 raste në Spanjë, ku zë vendin e tretë të rasteve në botë pas SHBA-së dhe Italisë.

Spitalet janë tejmbushura me pacientë ndërsa personeli ankohet për mungesë të madhe të pajisjeve mbrojtëse, sipas raportimeve.

Në këtë video, policët bashkiakë të Gironës shihen duke duartrokitur jashtë qendrës mjekësore Center d'Atenció Continuada Güell me dritat ndezur të automjeteve të tyre.


/Ora News.tv/