Monika Kryemadhi: Po punojmë për paketën antikrizë

Monika Kryemadhi: Po punojmë për paketën antikrizë

Opozita do të marrë pjesë në nivel teknik në tryezën e iniciuar nga OSBE për reformën zgjedhore. Po a është ky hapi i parë për të zgjidhur krizën?

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se po vijon punën për paketën antikrizë për të ecur përpara në rrugën e integrimit drejt BE-së

Monika Kryemadhi: "Problemi nuk ka qenë opozita për zgjidhjen e krizës  por kryeministri me kupolën e tij kriminale. Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme jo për të zgjidhur krizën personale as të Edi Ramës as kujt tjetër por për të ecur përpara për të hapur me urgjencë negociatat integrimin e BE-së. Opozita po vazhdon punën me intensitet të plotë për paketën antikrizë jo për krizën politike të Edi Ramës por për tu dhënë shqiptarëve më shumë punë dhe garanci. Kriza nuk është vetëm parlamenti, por dhe situata në të cilën gjënden shqiptarët."

 Deklarata u bë në një prononcim për median pas takimit me  aleatët e opozitës së bashkuar që u mbajt sot në PD.

EMISIONET