Monako sfidon Juventusin e Chelsea, konfirmon ofertën për Golovin

Monako sfidon Juventusin e Chelsea, konfirmon ofertën për Golovin

Monaco ka konfirmuar interesin për Aleksandër Golovin, me francezët që në këtë mënyrë po sfidojnë Juventusin dhe Chelsean. Lajmi është konfirmuar nga vetë zv.presidenti i francezëve.

"Ne kemi bërë një ofertë për CSKA për Golovin. Ne kemi ofruar një kontratë që zgjat pesë vjet. Unë mendoj se një kalim në një klub si Monako është alternativa më e mirë për të në këtë fazë të karrierës së tij. Çdo gjë duhet të vendoset në ditët e ardhshme, ndoshta edhe sot. Nuk mund të presim shumë. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim një tjetër mundësi."-konfirmoi nënpresidenti i Monakos Vadim Vasilyev për "Sport Express".

Mesfushori rus ka qenë subjekt i interesimit të bardhezinjve por deri më tani ata nuk kanë përmbushur çmimin e kërkuar të CSKA Moskës.

EMISIONET