Monaco "afron" Kumbullën me Lazion

Monaco "afron" Kumbullën me Lazion

Marash Kumbulla gjithmonë e më shumë afër Lazios.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, mes të cilave edhe bardhekaltërve. Prezenca e ish bomberit të Shqipërisë, Igli Tare në regjinë e merkatos së kryeqytetasve është një tjetër plus për të afruar akoma dhe më shumë 19-vjeçarin me Lazion.

Një tjetër faktor që e shtyn drejt Romës është edhe interesi i Monaco për objektivin kryesor të Lazios, Pavlovic. Mbrojtësi i Partizanit të Beogradit është shndërruar në një objektiv konkret për Lazion, por lidhja me një kalim në Ligue 1 e sposton interesin e ekipit të Claudio Lottito te Kumbulla.

Merkato e janarit pritet të zbulojë detajet, teksa ajo e verës së vitit 2020 mund të kurorëzojë operacionin "në martesë".

EMISIONET