Momente të frikshme! Makina fluturon në ajër dhe futet tek kuzhina e një shtëpie private

Policia po vazhdon hetimet për një përplasje të frikshme me makinë e cila ka fluturuar në ajër dhe ka hyre tek një shtëpi periferike në Kaliforni.

Rreth orës 4 të mëngjesit një makinë e tipit Toyota Camry është përplasur me një shtëpi ndërkohë që familjarët ishin në gjumë.

Mendohet se në këtë makinë e cila rezultoi e vjedhur, ndodheshin dy të rinj që kishin dalë për t’u argëtuar.

Makina me një shpejtësi marramendëse u përplas me kuzhinën e shtëpisë, por askush nuk u plagos. Burrin e shtëpisë e ndihmoi fati sepse sapo ishte larguar nga kuzhina ndodhi përplasja. Ai po përgatiste bukën që do merrte me vete në punë.

Burri i tha autoriteteve se nëse do qëndronte disa minuta më shumë në kuzhinë me shumë mundësi do plagoseshe rëndë ose do vdiste.

Menjëherë pas përplasjes, dy të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes në këmbë. Nuk është e qartë nëse ata pësuan lëndime gjatë përplasjes dhe nuk është bërë asnjë arrestim pasi policia nuk ka qenë në gjendje t'i lokalizojë ata.

EMISIONET