Modriç humbi penalltinë, djali i kapitenit të Flamurtarit shpërtheu në lot

Modriç humbi penalltinë, djali i kapitenit të Flamurtarit

Shumë njerëz thonë se futbolli është më shumë se një lojë dhe brenda ka shumë ndjenja dhe emocione. Dhe këtë shprehje e ka vërtetuar së fundmi dhe djali i kapitenit të Flamurtarit, Toni Bushic.

Djali i futbollistit të ekipit vlonjat është një tifoz i zjarrtë i Kroacisë dhe në momentin kur Luka Modric humbi penalltinë në minutën e 115-të, 8 vjecari ka shpërthyer në lot.

Një video interesante që i ati, bomberi i Flamurtarit, e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në fund, sigurisht festë… Për familjen Bushiç dhe të gjithë përkrahësit e skuadrës ballkanase që do të vijojë rrugëtimin në çerekfinale, përballë Rusisë.



EMISIONET