Moderatorja rrëfen situatën e sikletshme me taksi në 3 të natës

Moderatorja rrëfen situatën e sikletshme me taksi në 3 të

Një ndër moderatoret më të reja të ekranit shqiptar, Arjola Shehu është bërë pjesë e emisionit ‘Mos i fol shoferit’ me Rudina Dembacaj. Ndërsa nisin bisedën duke udhëtuar me taksi, moderatorja u pyet nëse ka patur ndonjëherë situata të sikletshme, për të cilën tha:

“Mua më kanë qarë hallet, por situata më e parehatshme ka qenë një herë në orën 3 të natës, po kthehesha në shtëpi me dy shoqet dhe ky zotëria po vinte pak era alkool. Ndez këngën ‘Dance me to the end of love’ dhe fillon të këndojë biri i botës, të na mbajë një iso aq të lezetshme aty, por ishte shumë e frikshme se ishte vonë.”

E pyetur nëse Arjola me mikeshat e saj kishin pirë alkool, moderatorja zbuloi se nuk e preferon pijen dhe ishte esëll atë natë.

EMISIONET