Moderatorja kosovare i bashkohet politikës, zbuloni në cilën parti është anëtarësuar

Moderatorja dhe aktorja nga Kosova, Arta Nitaj vendosi që të bëhet pjesë e politikës. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se është anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nga sot fillova rrugëtimin tim të ri në fushën e politikës. Në Dekadën e Re të Partisë Demokratike të Kosovës, ku frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”, shkruajti ajo.

Nuk dihet nëse Arta do të lërë të gjithë angazhimet e saj në televizion për t’iu përkushtuar politikës. Kujtojmë se moderoi emisionin “Dueli Sportiv” dhe ishte figurë e rëndësishme e serialit “O sa mirë”.

EMISIONET