Moderatori shqiptar do të kthehet në teatër me "Dramat e rinisë", por ka frikë dështimin

Moderatori shqiptar do të kthehet në teatër me "Dramat e

Artur Zheji është një prej analistëve dhe moderatorëve më të suksesshëm në Shqipëri, i cili frikësohet nga dështimi në një fushë ku është diplomuar.

I ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" në Ora News, ai zbuloi se mund të rikthehet në teatër për të vënë në skenë dramën e tij, të titulluar "Dramat e rinisë".

Rudina Dembacaj: E ke menduar që t'i kthehesh një shfaqje një teatër duke bërë një regji?

Artur Zheji: Po, është një nga ëndrrat e bukura relaksuese para gjumit, por ka ngelur aty. Dua të bëj një regji me dy dramën time që e kam gati. Kam dy dramat e mia, të cilat mund të quhen me thinjat që kam sot, "Dramat e rinisë". Unë, edhe kur lexoj nuk kthehem asnjëherë mbrapa. Por këto, kur i lexoj ndonjëherë them ia vlen. Bëj testin e kohës, kanë kaluar mbi 20 vjet që i kam shkruar por i rezistojnë kohës.

Rudina Dembacaj: Kur do e bësh njëherë realitet këtë?

Artur Zheji: Them të çlirohet njëherë teatri se është i pushtuar.

Ndër të tjera, moderatori i "360 gradë" në Ora News zbuloi se do donte që të bënte diçka për teatrin.

Artur Zheji: Do doja që teatri të rilindte realisht dhe do doja të jepja një kontribut që të jepja diçka në skenë. Të shohim nëse mundem. Kam shumë frikë se mos dështoj. Gjithmonë arti është sfidë. Mund të dështosh, të kesh sukses. 

Më pas, ai rrëfeu arsyen përse u largua nga teatri.

Artur Zheji: Sepse ka qenë e dashura ime. Unë kam një parim tjetër, nuk i takoj kurrë ish-të dashurat e mia. Janë disa njerëz që kanë nostalgji, rikthehen prapë, unë nuk bëj rikthime. Në teatër, nëse rikthehem, do rikthehem për një martesë të plotë.

EMISIONET