Modelja që pozonte lakuriq, lë profesionin për t’u bërë infemiere gjatë koronavirusit

Sofie Woz një modele nga Hollanda që i ka pasion fotot nudo ka lënë modelingun për t’iu rikthyer profesionit të infermieres, për të cilën është diplomuar.

Modelja 28-vjeçare e cila udhëtonte nëpër botë për të realizuar sete fotografie të veçanta, ka vendosur të ndihmojë të moshuarit në qytetin e saj të lindjes Roosendaal në Holandë.

Sofie është e lidhur me një DJ të njohur nga Britania e Madhe dhe të dy kishin planifikuar të udhëtonin gjatë verës me një fugon që sapo e kishin blerë. Por pandemia i detyroi të mbylleshin në shtëpi.

 “Qëndrova për dy javë në shtëpi dhe nuk kisha çfarë të bëja, kështu që vendosa ta provoj. Më erdhi aprovimi se mund të filloja në një klinikë në Roosendaal. Për fat të mirë tashmë numrat e infektimit po ulen dhe qeveria po zbut kufizimet. Mezi pres të rifilloj të pozoj në të ardhmen, por për momentin po punoj si infermiere. E di që është e përkohshme, por kam nisur të mësohem”, është shprehur Sofie.


EMISIONET