DC United nuk i ndahet futbollistëve që aktivizohen në kampionatin më të fortë në planet, Premier League angleze.

Skuadra amerikane do të humbasë shërbimet e Ëayner Rooney në fund të vitit dhe i duhet të gjej zëvendësuesin e tij. Anglezi ka arritur akordin për të qënë trajner dhe lojtar i skuadrës Derby Country në Championship dhe për këtë, DC ka nisur punën për të mbushur hapësirën e lënë bosh prej tij.

E sipas asaj që shkruan "Sunday Express", në krye të dëshirave të amerikanëve është ylli i Arsenalit, Mesut Ozil. Futbollisti i dytë më i paguar në Angli, pas Alexis Sanchez me 350 mijë paund të javë, Ozil mund të bëhet lojtari i radhës që pranon kalimin në MLS Soccer.

Kartoni i tij vlerësohet me rreth 25 milionë euro, pretendime që mund të ulen, duke parë edhe se në kontratën e tij kanë mbetur edhe 2 vite. Gjithsesi, rreth kësaj çështje pritet të kemi të reja në ditët e ardhshme, por pas sulmit të ditëve të fundit, Ozil mund ta mendojë seriozisht një largim nga Londra.

/Ora News.tv/