“Mjeshtër i madh” për Sulejman Demollarin

“Mjeshtër i madh” për Sulejman Demollarin

Presidenti, Ilir Meta i akordon titullin “Mjeshtër i madh” personalitetit të shquar të sportit, Sulejman Demollari me motivacioni: “Në vlerësim të talentit, profesionalizmit dhe rezultateve të larta, si futbollist me një karrierë shumë të suksesshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlerat e një sportisti model, shembull frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj”.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, ishte i pranishëm kreu i FSHF, Armando Duka, ambasadorë dhe personalitete të shquara të sportit.

Në fjalën e tij Presidenti Meta tha se “karriera sportive e Demollarit ka qenë e jashtëzakonshme. Demollari, përfaqësues i denjë dhe autoritet me peshë i futbollit shqiptar. Titullin “Mjeshtër i madh” Demollari e ka marrë në fushën e lojës, atë ia kanë “dhënë” tifozët shqiptarë prej vitesh pasi Demollari është model i shkëlqyer i sportistit shembullor dhe i “fair play”. Lojtari model i Dinamos dhe më i spikaturi i këtij ekipi”.

Po ashtu, Presidenti meta shtoi se “figura e Demollarit është nxitje për brezat e rinj për t’u marrë me sport e për të qenë të suksesshëm në jetë. Shembulli i jetës, veprimtarisë dhe sjelljes sportive të Demollarit ka qenë dhe mbetet një burim i rrallë frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm

“Demollari ka forcuar ndjenjat e krenarisë kombëtare, do të jetë ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në botë. Kam fatin dhe rastin të vlerësoj një nga figurat më të spikatura dhe talentet e rralla e të papërsëritshme të futbollit tone. Demollari, solisti magjepsës i lojës së bukur, njëri nga sportistët më të talentuar dhe të suksesshëm të kombit tone. Ai ëhstë përfaqësues i denjë dhe me autoritet në futbollit edhe në arenën ndërkombëtare” theksoi Meta.

Gjithashtu Meta tha se “të gjithë sportadshësit shqiptarë e kanë të gdhendur në kujtesën e tyre lojën e tij virtuoze me “Dinamon” e me Kombëtaren dhe sidomos golat e mahnitshëm të shënuar gjatë tri dekadave

Ndërsa, Sulejman Demollari tha se është një  ditë e veçantë për mua e jetën sportive. Falenderoj përzemërsisht e me mirënjohje Presidentin Ilir Meta

“Presidenti Meta përherë ka vlerësuar sportistët dhe kontributet e tyre ndër vite. Titulli  “Mjeshtër i madh” që më akordoi Presidenti i përket futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi”, theksoi Demollari./ATA/

EMISIONET