Mjekët e arrestuar për Moskallëzim Krimi dhe Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës Viktor Marku dhe Besim Lama, kanë kërkuar përjashtimin e Prokurores Arjola Prençi dhe zëvendësimin e saj me një prokuror tjetër.

Në kërkesën e tyre për zëvendësimin e kësaj Prokurorje shprehen se veprimet e saj në raport me Klinikën Amavita "qelben" era korrupsion.

Gjithashtu mjekët në kërkeseë argumentojnë se kanë mësuar se Arjola Prençi është bashkëshortja e ish-prokurorit të Pukës, Pëllumb Prençi, i arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion.

Në këto kushte, duke qenë se kanë humbur besimin tek kjo prokurore si e paanshme dhe e pavarur, gjë të cilën nuk e ka treguar deri tani sipas tyre, ata kanë kërkuar zëvendësimin e kësaj prokurorje me një prokurore tjetër.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se të dyshuarit, nëpërmjet mbrojtësve të tyre Av. Arber Hoxha dhe Av. Dritan Metani kanë depozituar ankimet përkatëse, duke kërkuar lirinë nga Gjykata e Apelit.

Lexo edhe: Në qeli dy mjekët që dyshohet se morën 10 mijë euro për operimin


Kerkese Zevendesim Viktor Marku by RTV ORA News on Scribd


/Ora News.tv/