Mjeku shqiptar Gega: Distancimi social në Shqipëri OK, por duhen bërë testime serioze

Mjeku shqiptar Gega: Distancimi social në Shqipëri OK, por duhen

Për mjekun shqiptar në SHBA Arjet Gega, distancomi social në vendin tonë është marrë shumë seriozisht.

Përmes një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se ne vendin tonë problem është mungesa e testimeve.

Gega: Mesa kam ndjekur nga mediat, Shqipëria ka investuar gjithçka te distancomi social. Në fillim u tha se jemi të fortë, hamë hudhra dhe pimë raki dhe nuk do të na zërë ky virus, ishte kur nuk kishim asnjë rast. Dihet që Shqipëria është një provincë e Italisë nga ana epidemiologjike. Pas rastit të parë mendoj se është bërë një distancim social shumë serioz. Por ajo që mua më duket, ngjashëm me Amerikën që ka sjellë situatën ku jemi, është mungesa e testimeve dhe mungesa e investigimit serioz epidimiologjik. 


EMISIONET