Mjeku infeksionist: Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk ka kapacitetet maksimale për të përballur koronavirusin

Mjeku infeksionist: Asnjë sistem shëndetësor në botë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar në emisionin “Ditë e Re” nëse mjekësisa shqiptare është e përgatitur për të përballuar koronavirusin.

Arjola Shehu: A është e përgatitur mjekësia shqiptare të presë një virus të tillë?

Pëllumb Pipero: Kjo është një pyetje shumë e vështirë që e bëjën të gjithë gazetarët dhe nuk është e thjeshtë për t’u përgjigjur nga ne specialistët. Asnjë sistem shëndetësor  në botë nuk i ka kapacitetet maksimale optimale për të përballuar një epidemi apo pandemi të re, të shkaktuar nga një virus që ende nuk e njohim sepse ka shumë të panjohura, por të gjithë përpiqen t’i ndreqin kapacitetet në një kohë sa më të shkurtër. Këtë kemi bërë edhe ne. Ministria e shëndetësisë ka marrë masa për kontrollin e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar, tokësor, ajror dhe detar. E dyta është ndërgjegjësimi dhe informacioni që i japim qytetarëve për të marrë masa parandaluese. 

Larje duarsh, teshtimë, mos frekuentimi i vendeve të mbipopulluara, shmangia e udhetimeve, janë masa shumë të thjeshta që e parandalojnë në mënyrë përfekte. Dhe krahas këtyre është edhe rritja e kapaciteteve spitalore dhe marrja e masave për të mbrojtur personelin mjekësor sepse vjen menjëherë në kontakt me tha dhe është shumë i ekspozuar. Ky kapacitet është rritur mjaftueshëm për të përballuar fazat e para. Për të përballuar fazën e parë janë të mjaftueshme. 

Pipero gjithashtu shprehet ai dhe kolegët e tij mendojnë se ka mundësi që koronavirusi të ketë ardhur edhe në Shqipëri, por ende nuk kanë një rast konkret.

EMISIONET